Santiago Bernabeu mirëpret klasiken Real–Barcelona, “Los Blancos” cilësohen favoritë
Të dielën, vëmendja e gjithë botës është në Madrid, konkretisht në Santiago Bernabeu aty ku do të luhet një ndër përballjet më spektakolare të botës së futbollit, klasikja mes Realit dhe Barcelonës.
Sfida e shumëpritur nga të gjithë, nis në orën 16:15 dhe pritet me interes të jashtëzakonshëm nga çdo sportdashës.
Forma e të dyja ekipeve është tejet pozitive, por miqtë nga Barcelona vijnë me disa mungesa kryesore, mes tyre emrat si Raphinha, Lewandowski, Gavi dhe Olmo.
Në kampin vendas situata është më e mirë sa i përket grupit, ku mungesat e vetme janë ato të Alaba e Rudiger, pjesa tjetër janë të gjithë në dispozicion të Xabi Alonsos.
Sfida në fjalë karahas rivalitetit historik vlen shumë dhe për renditjen aktuale, ku madrilenët udhëheqin kampionatin me 24 pikë, 2 më tepër se katalanasit, ndërsa një fitore e këtyre të fundit do të përmbyste rendin.
Duke parë mungesat, formën e lojtarëve apo dhe faktorin fushë, favoritë për fitimin e sfidës janë los blancos.
Në 5 ballafaqimet e fundit mes tyre në kampionat, bilanci është 3-2 në favor të Barcelonës, e cila vetëm në dy sfidat e fundit mes tyre në këtë kompeticion ka shënuar 8 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta