Champions League/ Fitore të rëndësishme për Real Madrid, Chelsea dhe Liverpool

23 Tetor 2025 | 07:45

Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e tretë në fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Vëmendja më e madhe ishte në klasiken Real Madrid-Juventus, ku gjithcka u vendos falë një goli të mesfushorit Bellingham.

Madrilenët triumfuan dhe morën fitoren e radhës në ligën e kampionëve, por bardhezinjtë shpërdoruan mundësi të mira shënimi ndërsa kriza e rezultateve vijon te Juventus, ku ndryshe nga Seria A, në Champions u paraqit me një fytyrë tjetër përballë Los Blancos.

Reali i Madridit fitoi 1-0 ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ që nuk shfrytëzoi dy raste të mira me Vlahovic dhe Openda ndëra duhet theksuar se Juventus ende nuk ka një fitore në këtë edicion të Champions League kurse madrilenët iu bashkuan skuadrave që kanë nga nëntë pikë.

Fitore pa vështirësi regjistruan Bayern, Liverpool apo Chelsea, teksa 3 pikë shkuan dhe për Sportingun, Galatasarayn e Athletic Bilbaon.

Chelsea mposhti Ajaxin 5-1 në Londër me golat e Guiu, Caicedo, Fernandez, Estevao dhe George.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja në Gjermani, ku Liverpooli fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Golat për ‘Të Kuqtë’ u realizuan nga Ekitike, van Dijk, Konate, Gakpo dhe Szoboszlai.

Bayern Munich dominoi Club Brugge me një fitore 4-0, duke treguar kontroll të plotë, veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes.

Sa i përket klasifikimit, në krye qëndrojnë kampionët në fuqi PSG me 9 pikë, po aq sa Bayern, Inter, Arsenal e Real Madrid, por me golavarazh më pozitiv.

Rezultatet

Athletic Bilbao 3-1 Qarabag

Galatasaray 3-1 Bodo/Glimt

Atalanta 0-0 Slavia e Pragës

Bayern Munich 4-0 Club Brugge

Chelsea 5-1 Ajax

Eintracht Frankfurt 1-5 Liverpool

Monaco 0-0 Tottenham

Real Madrid 1-0 Juventus

Sporting Lisbonë 2-1 Marseille

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026