Juventus sfidon Realin në Champions League, Bayern kërkon konfirmimin ndaj Brugge
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Liga e Kampionëve vijon me nëntë sfida të tjera, ku më interesante pritet të jetë ajo në Madrid, mes Realit dhe Juventusit.
Një ndeshje jetë a vdekje mund të konsiderohet ajo ndaj Real Madridit për trajnerin e Juventusit, Igor Tudor, që duket se e ka mbushur kupën.
Rezultatet negative kanë bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim – përballë një kundërshtari shumë të vështirë, që, kur vjen puna te Champions League, konsiderohet zot i këtij kompeticioni.
Në fushë do të zbresin gjithashtu Liverpool, Bayern Munich dhe Chelsea.
Turneu madhështor për klube vijon me dy sfida të cilave luhen në orën 18:45: Athletic Bilbao – Qarabag dhe Galatasaray – Bodø/Glimt.
Në mbrëmje, në fushë zbresin edhe Liverpool, Bayern Munich, Chelsea dhe Tottenham, të gjitha në kërkim të 3 pikëve për të forcuar pozitat në grup.
Liverpool synon të lërë pas ecurinë negative me 4 humbje radhazi në të gjitha kompeticionet – sonte përballet në Gjermani ndaj Eintracht Frankfurt.
Dy skuadra të tjera britanike që luajnë këtë të mërkurë janë: Chelsea përballë Ajax dhe Tottenham, ndaj Monaco ndërkohë, kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, presin në shtëpi Club Brugge, ndërsa mbrëmjen Champions League e plotësojnë duelet Sporting – Marseille dhe Atalanta – Slavia Prague.
Ora 18:45
| Athletic Bilbao – Qarabag |
| Galatasaray – Bodo/Glimt |
Ora 21:00
| Atalanta – Slavia e Pragës |
| Bayern Munich – Club Brugge |
| Chelsea – Ajax |
| Eintracht Frankfurt – Liverpool |
| Monaco – Tottenham |
| Real Madrid – Juventus |
| Sporting Lisbone – Marseille |
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës