PSG, Barcelona dhe Inter shpartallojnë kundërshtarët, Napoli “shok termik” nga PSV

22 Tetor 2025 | 07:15

Nëntë duelet e së martës në Champions League kanë rezultuar spektakolare, ku në total u shënuan plot 43 gola, ndërsa në krye të klasifikimit u ngjitën kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain.

Spektakli nisi që në orën 18:45, aty ku Barcelona, me disa mungesa, u argëtua me grekët e Olympiacos, të cilët i mposhti në shtëpi me rezultatin 6–1.

Një paraqitje e mrekullueshme e Fermín López, që realizoi dopietë, por edhe Marcus Rashford me dy gola dhe Lamine Yamal, që ktheu në gol një 11-metërsh. Për helenët realizoi El Kaabi, nga pika e bardhë e penalltisë.

Në mbrëmje, çdo sfidë ishte një histori më vete. 9 gola u realizuan vetëm në Bayer Leverkusen–Paris Saint-Germain, me francezët që shpartalluan portën kundërshtare 2–7, duke konfirmuar diferencat e mëdha me gjermanët.

Kryendeshja Arsenal–Atlético Madrid nuk rezultoi e luftuar siç pritej, pasi spanjollët, pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, në të dytën pësuan 4 herë në 13 minuta – gjë që nuk i kishte ndodhur kurrë trajnerit Diego Simeone.

PSV ishte surpriza e mbrëmjes dhe mposhti me shifrat e thella 6–2 Napoli-n e Antonio Conte-s, ndërsa 3 pikë morën gjithashtu Inter, Manchester City, Borussia Dortmund dhe Newcastle.

Në krye të klasifikimit qëndron PSG, ndjekur nga Inter dhe Arsenal, secili me 9 pikë.

Ora 18:45

  • Barcelona 6–1 Olympiacos

  • Kairat Almaty 0–0 Pafos

Ora 21:00

  • Arsenal 4–0 Atlético Madrid

  • Bayer Leverkusen 2–7 Paris Saint-Germain (PSG)

  • FC Copenhagen 2–4 Borussia Dortmund

  • Newcastle United 3–0 Benfica

  • PSV Eindhoven 6–2 Napoli

  • Royale Union Saint-Gilloise 0–4 Inter Milan

  • Villarreal 0–2 Manchester City

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026