Dështimi i Superligës së Evropës, propozimi i ri për reformë në Champions League
Pas dështimit të tentativës për krijimin e Superligës së Evropës, shoqëria A22, ku përfshihen klube të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona, i është drejtuar UEFA-s me propozime për ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve dhe transmetimin e saj.
Në vend të një eventi të ri, siç ishte planifikuar me Superligën, A22 ka kërkuar që faza e ligës në Champions League, e cila aktualisht përbëhet nga 36 skuadra në një renditje të vetme, të ndahet në dy grupe me nga 18 ekipe secili.
Çdo skuadër do të luajë 8 ndeshje brenda grupit të saj, një ndryshim që sipas A22 do të rrisë konkurrencën dhe mundësitë për skuadrat më të vogla.
Një tjetër kërkesë e shoqërisë A22 është që transmetimi i eventit të jetë falas për të gjithë shikuesit në platformën UNIFY, ku shërbimi do të ofrohej pa pagesë, por me praninë e reklamave.
Gjithashtu, është menduar një opsion premium pa reklama. Kjo ide synon demokratizimin e futbollit në Evropë, edhe pse mundësitë për realizimin e saj konsiderohen të vogla.
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 07:18 Dy demokratë në SHBA mbështesin ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Izraelin, çfarë deklaruan ligjvënësit
- 07:14 Zjarr në një rafineri në Indi, 15 të plagosur
- 07:10 Kina kufizon fluturimet e avionëve të vegjël pas aksidentit në Pekin
- 07:06 Shpërthim në Monako, tre të plagosur, autori la një çantë jashtë ndërtesës me lëndë plasëse
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë