Oleksandr Usyk zgjedh kundërshtarin e radhës, sfida Parker-Wardley përcakton emrin

25 Tetor 2025 | 18:27

Kampioni i padiskutueshëm i botës në boks, Oleksandr Usyk, po përgatitet për ndeshjen e tij të radhës, duke zgjedhur kundërshtarin që do të përballet me të.

Ukrainasi do të duelojë me fituesin e sfidës midis Joseph Parker dhe Fabio Wardley.

Të dy boksierët që do të sfidojnë njëri-tjetrin këtë të shtunë kanë karrierë të jashtëzakonshme.

Joseph Parker ka regjistruar 36 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje, ndërsa Fabio Wardley ka 19 fitore dhe 1 humbje. Këto statistika tregojnë nivelin e lartë të sfidës që pritet të zhvillohet në Londër.

Numri 1 i botës në peshat e rënda ka refuzuar disa boksierë, duke i konsideruar jo në nivelin e duhur, mes tyre edhe youtuberin Jake Paul.

Usyk, 38-vjeçar dhe i lindur në Simferopol, ka shkruar historinë me 24 fitore dhe asnjë humbje, 15 prej të cilave me KO. Ai pritet të zbresë përsëri në ring në vitin 2026 për një duel që pritet të jetë spektakolar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026