Haradinaj: Do të tentohet të zgjidhet qeveria e re përmes votimit të fshehtë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ka informacione që LVV-ja do të tentojë që votimi për qeverinë e re të jetë në formë të fshehtë.
Sipas tij, përmes kësaj mënyre do të tentohet të kontrabandohet vota individuale e ndonjë prej deputetëve.
Teksa hynte nw Kuvendin e Kosovës për seancën ku pritet të votohet për zgjedhjen e qeverisë së re, Haradinaj tha se nuk pret që të ketë një qeveri Kurti III.
“Të shohim, meqë Kurti ka thënë se i ka numrat, shpresoj që i ka numrat. Ne kemi qenë pro institucioneve dhe sa më shpejt të krijohen, por unë nuk shoh një zgjidhje të qëndrueshme… Nuk kemi një qeveri programore që e kërkon Kosova. Nëse do të kemi një qeveri, më shumë do të jetë e pazareve sesa programore. Nuk e di që ka ofruar ndonjë program konkret dhe për këtë arsye jemi në këtë gjendje…Nuk pres që të ketë një qeveri Kurti III në bazë të situatës aktuale. Nëse kanë arritur gjatë natës ndonjë pazar individual, ajo mbetet për t’u parë. Unë, sa kam informata, do të tentohet në ndonjë votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve