Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, fushata hapet në 3 nëntor
Kosova do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 9 nëntor në 18 komuna, të cilat dolën në balotazh në raundin e parë në 12 tetor. Fushata elektorale do të fillojë në datën 3 nëntor dhe do të zgjasë 7 ditë.
KQZ do të bëjë dërgimin e fletëve të votimit për votuesit jashtë Kosove nga 26-19 tetor. Votimi përmes postës do të fillojë më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor
Lista e votuesve për qytetarët jashtë vendit do të jetë e njëjtë me atë të 12 tetorit. Anëtari i KQZ, Arianit Elshani tha se ata që mbushin 18 vjeç do të përfshihen në listën përfundimtare të votuesve.
Kryetar i KQZ, Kreshnik Radoniqi tha se do të komunikojë me panelin zgjedhor për ankesat dhe parashtesa si dhe Gjykatën Supreme në lidhje me ankesat për zgjedhjet e 12 tetorit dhe në bazë të kësaj KQZ mund të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të parë gjatë kësaj fundjave.
“Ka shumë ankesa për rezultatin për kryetar komune dhe kuvendet komunale”, tha Radoniqi.
KQZ do të përfshijë në rezultatet përfundimtare edhe 16 kutitë e rinumëruara.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë