Dështon “Kurti 3”, deputeti i LVV: Modeli që kemi ofruar ne është refuzuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njëherësh ministër në detyrë i Financave, i ka akuzuar deputetët e partive tjera se e kanë vendosur përpara inatin dhe kanë vendosur të barrikadohen sesa të shohin interesin shtetëror.
Ai ka thënë se partia të cilës i takon nuk është vonuar asnjë ditë dhe që prej certifikimit të rezultateve i ka kryer të gjitha detyrat brenda afateve kushtetuese.
“Të gjitha zvarritjet, të gjitha vonesat, siç është parë edhe sot kanë qenë në mënyrë që të bllokohet qoftë formimi i Kuvendit, qoftë formimi i Qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve dhe të krijohet një ambient kur të gjitha partitë opozitare barrikadohen dhe ankohen pse nuk ka marrëveshje politike, por kur atyre u ofrohet e njëjta, ato refuzojnë”, tha Murati.
Propozimi i Albin Kurtit për një mandat të ri katërvjeçar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës në seancën e mbajtur të dielën në afatin e fundit ligjor të vënë nga Gjykata Kushtetuese.
Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 16:58 Franca e sheh Sirinë si një rrugë alternative nafte për në Hormuz
- 16:58 Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk
- 16:52 Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: Nuk ka shenja se Kievi qëndron pas shpërthimeve të Nord Stream
- 16:49 George Clooney hyn në listën e 500 njerëzve më të pasur në Francë
- 16:45 Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)
- 16:40 Gjermania rregulla të reja, operatorët e skuterëve elektrikë me qira do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet