Baba Mondi kujton Baba Haxhiun në përvjetorin e vënies së bustit në Mallakastër

26 Tetor 2025 | 14:36

Në përvjetorin e vendosjes së bustit të Baba Haxhiut në fshatin Ninësh të Mallakastrës, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e thellë për figurën e klerikut të shquar bektashi, i cili mbetet një simbol i qëndresës, besimit dhe përçimit të vlerave njerëzore në komunitet.

Në fjalën e rastit  Baba Mondi theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore dhe kujtesës historike të personaliteteve që kanë kontribuar me përkushtim për paqen, harmoninë dhe besimin. Ai u ndal edhe te roli i Baba Haxhiut si udhëheqës shpirtëror, i cili la gjurmë të thella te besimtarët dhe banorët e zonës, duke u bërë shembull i përulësisë dhe i humanizmit.

“Pjesëmarrja e sotme është dëshmi se besimi në Zot në Mallakastër sa vjen dhe rritet dhe kjo është një tjetër vlerë e kësaj treve”, theksoi në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku Qerim Ismailaj.

Për komunitetin e Ninëshit dhe të gjithë Mallakastrës, ky përvjetor është një moment reflektimi dhe nderimi për një figurë që vazhdon të frymëzojë brezat e sotëm dhe të ardhshëm, ndërsa busti i tij mbetet një simbol i përhershëm kujtese dhe nderimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026