Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e ashures, Baba Mondi: Bëni për vepra të mira
Besimtarët bektashinj, kremtuan të marten ditën e Ashures, në ceremoninë e mbajtur në kryegjyshatën botërore.
Sipas kalendarit të bektashinjve, kjo ditë kremtohet pas 10 ditëve agjërim në ndër të 72 dëshmorëve që dhanë jetën për liri në luftën e Qerbelasë.
Ceremonia u drejtua nga kryegjyshi botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve u bëri thirrje që të bëjnë vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.
“Është një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë anë e mbanë botës. Kuptimi dhe domethënia e kësaj ëmbëlsire të përbotshme që shtëpia e çdo besimtari bektashi e bekon. Garoni për vepra të mira, dhe nxitoni të shfrytëzoni mundësi për vepra të mira. Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat, familjen, virtytet, mirëqenien shpirtërore dhe mendore”, tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kryegjyshi bëri thirrje që konfliktet dhe luftërat të ndalen, për t’i lënë vendin paqes.
“Përpjekjet për liri, paqe, demokraci janë detyra tonat sot, por mbi të gjitha të udhëheqësve tanë në botë për paqe. Lutemi që njerëzimi të gjej paqe, mirësi, të pushohen konfliktet dhe luftëra dhe të ecim drejt zhvillimit të demokracisë. Sytë tanë duhet të drejtohen drejt lutjeve ndaj Zotit”, shtoi Baba Mondi.
‘Dita e Ashures’ e ka origjinën nga fjala arabe “ashr”, që do të thotë dhjetë dhe përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë ku bëhet ëmbëlsira e ashures, simbol i bereqetit, shpërndarjes, unitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit