Instrumentistët nga Kosova koncert në kalanë e Gjirokastrës: Do të rikthehemi

26 Tetor 2025 | 17:06

Skena e gurtë e kalasë së Gjirokastrës, mirëpriti një grup instrumentistësh nga Kosova. Trio instrumentale e përbërë nga Rinor Aliu, pianist, Arjeta Krosa, flaut dhe Eliona Raqi, violinë shfaqi në fundjavë  një koncert në mjediset e kalasë së Argjiros.

Koncerti i instrumentistëve nga Kosova u ndoq me interes nga artdashësit. Mes emocionesh artistët shprehën dëshirën për tu rikthyer sërish me aktivitete të tjera kulturore.

“Me prezencën e publikut u pa një pozitivitet ndaj nesh sigurisht që presim edhe në një të ardhme të marrim pjesë sërish në qytetin e Gjirokastrës”, tha Rinor Aliu, pianist.

“Për mua ishte hera e parë që interpretova në kalanë e Gjirokastrës, ishte vërtet një kënaqësi e madhe të performojmë bashkë me miqtë e mi, performuam vepra nga periudha të ndryshme, nga kompozitorë të ndryshëm”, u shpreh Arjeta Krosa, flautiste.

Përgjatë sezonit artistik të vjeshtës në Gjirokastër po organizohen aktivitete kulturore, të cilat tërheqin edhe turistët që vazhdojnë të vizitojnë qytetin e gurtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026