Presidenti i Brazilit: Një marrëveshje tregtare me SHBA-në do të arrihet së shpejti
Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar se pret që një marrëveshje tregtare midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara të arrihet në ditët në vijim, e cila mund të ulë tarifat e vendosura ndaj Brazilias nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në mes të një lufte tregtare.
“Jam i bindur se brenda pak ditësh do të arrijmë një zgjidhje përfundimtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit në mënyrë që jeta të mund të vazhdojë të jetë e bukur dhe e lumtur”, tha Lula në Kuala Lumpur.
Presidenti brazilian u takua me homologun e tij amerikan në kuadër të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai shtoi se Trump e siguroi se do të arrinin një marrëveshje.
“Takimi që pata me Presidentin Trump shkoi çuditërisht mirë. Nëse do të varej nga unë dhe ai, do të kishte një marrëveshje”, shtoi ai.
Trump është i bllokuar në një ngërç politik dhe tregtar me homologun e tij brazilian. Pas një periudhe të gjatë tensioni, marrëdhëniet midis Trump dhe Lula filluan të përmirësoheshin kur të dy udhëheqësit u takuan shkurtimisht në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëshqitjet e dheut nga shiu, bllokohet rruga që lidh Pukën me Fushë Arrëzin
Rusia rekruton agjentë të nivelit të ulët, Gjermania në vijë të luftës hibride
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve