Rrëshqitjet e dheut nga shiu, bllokohet rruga që lidh Pukën me Fushë Arrëzin
Si pasojë e reshjeve të shiut, janë dëmtuar disa rrugë rurale. Situata paraqitet problematike në Bashkinë e punës ku në njësitë administrative Rrapë dhe Gjegjan rrugët lidhëse janë të bllokuara. Rruga nacionale Pukë-Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.
Siç shihet edhe nga pamjet një masiv i madh dheu ka bllokuar rrugën ndërsa po punohet për pastrimin dhe hapjen për qarkullim. Në njësinë administrative Gjegjan janë raportuar disa fshatra të bllokuara për shkak të prurjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut. Konkretisht, fshatrat Gojani i Vogël, Gojani i Madh, Mesul dhe Kalivare janë aktualisht të bllokuara.
Gjithashtu, në njësinë administrative Rrapë është i bllokuar qarkullimi drejt fshatit Kabash, për shkak të dëmtimeve në segmentin rrugor që lidh fshatin me qendrën e njësisë. Edhe në njësinë administrative Luf, reshjet kanë shkaktuar shembje të pjesshme të rrugës në drejtim të fshatit Kerthpule, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Problematika ka edhe me furnizimin me energji elektrike. Mësohet se ka pasur ndërprerje të herëpashershme, ndërsa fshatrat Gjegjan, Dom, Rras, Kuzhnen dhe Gojan i Vogël janë pa energji elektrike.
Në Fushë Arrës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim. Gjithashtu janë raportuar dëmtime të ujësjellësave të fshatrave. Aktualisht po punohet me dy fadroma për hapjen e aksit rrugor Pukë-Fushë Arrëz. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputeti i PD-së Bledion Nallbati paraqitet në SPAK
- Humbën në Parkun e Llogorasë, policia gjen pas disa orësh kërkime turistët suedezë
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës