“Reshje edhe gjatë natës”, meterologia: Mot i qëndrueshëm nga e marta dhe në vijim
Në lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se do të ketë tërheqje të ujit në orët vijuese, pikërisht në ato vende ku stuhia ishte e fokusuar, në qarkun e Shkodrës, zonën e Kukësit dhe Pukës, me reshje të cilat kanë rënë nga 80 në 180 milimetra.
Sipas saj, ka pasur reshje edhe në zona të cilat e kanë plotësuar kuotën mujore vetëm për disa orë, duke nisur nga e diela deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sot në mbrëmje pritet përmirësim i reshjeve, sidomos në qarkun e Shkodrës, por do të mbeten Kukësi, Puka dhe Bajram Curri me reshje më të pakta. Kjo situatë do të zgjasë deri pas mesnatës, kur një tjetër celul pritet të sjellë zhvillime të reshjeve sërish në të njëjtat zona.
“Sonte gjatë natës deri nesër paradite pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në zonat veriore dhe në ndonjë zonë të izoluar në qendër. Në veri të vendit do të shtohen 40–45 milimetra shi, që priten në orët në zhvillim nga ora 12 deri në orët e paradites së martë,” tha Porja.
Gjithashtu, duke nisur nga dita e martë do të ketë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike në vend. Do të kemi ndërprerje të reshjeve në territorin shqiptar dhe ditët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
“Ka përmirësim të dukshëm në orët vijuese. Do të kemi një vranësirë e cila do të zhvillohet gjatë natës së sotme, deri në orët e para të së martës, kryesisht në veri, qendër dhe shumë pak në jug. Nga e mërkura e në vijim do të kemi diell në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit janë më të freskëta krahasuar me ato të ditëve të fundjavës, rreth 20 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën do të kemi një freskim më të madh të motit, kryesisht në mëngjes. Gjithashtu, muaji nëntor do të vijojë me temperatura të larta,” theksoi Porja.
Për sa i përket rajonit, pritet mot i paqëndrueshëm me reshje gjatë natës, të shoqëruara me stuhi ere. Ndërsa, pjesa e dytë e së martës do të ketë gjithashtu përmirësim të dukshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni