Rubio: Sulmi izraelit kundër Xhihadit Islamik në Gaza nuk shkeli armëpushimin
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se Uashingtoni nuk e konsideron sulmin izraelit të së shtunës si një shkelje të armëpushimit. Izraeli pretendon se të shtunën goditi një anëtar të grupit Xhihad Islamik pasi sipas tyre ata po planifikonin një sulm ndaj ushtarëve izraelitë.
Nga ana tjetër Xhihadi Islamik mohoi se po planifikonte një sulm. Duke folur nga Air Force One, Rubio tha se SHBA nuk e konsideronë këtë sulm, një shkelje të armëpushimit. Rubio shtoi se Izraeli nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij për vetëmbrojtje sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.
“Ata e kanë këtë të drejtë nëse ekziston një kërcënim i menjëhershëm për Izraelin dhe të gjithë negociatorët bien dakord për këtë,” tha Rubio.
Sekretari i SHBA-së tha se armëpushimi në Gaza, i cili mbetet në fuqi midis Izraelit dhe Hamasit dy vjet pas fillimit të luftës, bazohet në detyrime të ndërsjella dhe përsëriti se Hamasi duhet të përshpejtojë kthimin e mbetjeve të pengjeve që vdiqën ndërsa ishin në paraburgim. Sulmi izraelit i së shtunës ndodhi menjëherë pasi Rubio u largua nga Izraeli pas një vizite që synonte mbështetjen e armëpushimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri, i kthente që në aeroport
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit