Rizgjidhet presidenti i Kamerunit për një mandat të 8, raportohen të shtëna me armë
Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka siguruar një mandat të tetë në detyrë, sipas rezultateve zyrtare të shpallura të hënën nga Këshilli Kushtetues i vendit.
Biya, që në moshën 92-vjeçare është sundimtari më i vjetër në detyrë në botë, fitoi 53.66% të votave, ndërsa sfiduesi kryesor, Issa Tchiroma Bakary, ish-aleat i tij politik, mori 35.19%.
Një mandat i ri shtatëvjeçar mund ta mbajë udhëheqësin veteran në pushtet deri në moshën gati 100 vjeç, duke zgjatur një epokë politike që ka nisur në vitin 1982.
Rezultatet u pasuan nga përleshje të dhunshme mes protestuesve të opozitës dhe forcave të sigurisë, pas akuzave për parregullsi në procesin zgjedhor. Qeveria kamerunase nuk ka komentuar zyrtarisht mbi rezultatin apo incidentet e raportuara, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për manipulim të votave.
Pas shpalljes së rezultateve, sfiduesi i Biya-s, Tchiroma, njoftoi në një postim në Facebook se dy persona janë vrarë pasi janë qëlluar me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij në qytetin verior të Garouas.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar