Izraeli do të vendosë vetë se cilat trupa ndërkombëtare do të vendosen në Gaza
Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat shtete mund të marrin pjesë për vendosjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare të planifikuar për Rripin e Gazës.
Nendosja e trupave paqeruajtëse është pjesë e planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
“Ne kemi kontroll mbi sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë që dhe në lidhje me forcat ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një mbledhje të kabinetit të hënën.
Qeveria amerikane e ka përjashtuar tashmë dërgimin e trupave të saj në Rripin e Gazës dhe u ka bërë thirrje shteteve arabe dhe atyre myslimane të kontribuojnë me fonde dhe trupa. Trupa paqeruese mund të përfshijë ushtarë nga Egjipti, Indonezia dhe shtetet arabe të Gjirit Persik. Megjithatë mbetet e paqartë nëse këto apo shtete të tjera do të marrin vërtet pjesë.
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi gjatë një vizite në Izrael se trupa ndërkombëtare duhet të përbëhet nga “vende me të cilat Izraeli është dakord”. Puna për të organizuar një forcë të tillë është ende duke u zhvilluar.
Rubio nuk pranoi të komentojë se me cilat vende mund të mos jetë dakord Izraeli. Netanjahu deklaroi të hënën se nuk do të lejonte forcat turke të sigurisë, të vendoseshin për sigurinë e Gazas.
Ndërkohë, Turqia është anëtare e NATO-s, dhe një nga fuqitë më të forta ushtarake në rajon. Por Presidenti Rexhep Tajip Erdogan strehon zyrtarë të lartë të Hamasit në vendin e tij dhe e ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për gjenocid, gjë që Izraeli e mohon fuqimisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri, i kthente që në aeroport
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit