Sekuestrohen pasuritë e një spitali privat në Tiranë
Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë janë sekuestruar pasuritë e një spitali privat në kryeqytet. Sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme ka ardhur pasi janë gjetur mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore. Sipas prokurorisë spitali privat fshehu të ardhurat e nuk pagoi taksat.
Hetimet nisën pas denoncimit të një portugez i cili pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali.
Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Pas hetimeve u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë.
Spitali gjithashtu ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrjedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha