Tritoli në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Postribë

28 Tetor 2025 | 12:53

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar këtë të martë në qytetin e Shkodrës ku mbeti i plagosur 38-vjeçari, Enea Busukja. Gazetari i “Euronews Albania”, Teodor Gjerga ka bërë me dije se pista e parë hetimore që po ngrihet lidhet me detyrën e 38-vjeçari.

Ai gjithashtu njoftoi se një makinë është raportuar se po digjet në fshatin Dragoç të Postribës. Sipas tij policia po shkon drejt vendit të ngjarjes ndërsa ende nuk dihet nëse këto dy raste kanë lidhje me njëri-tjetrin.

“Pista e parë hetimore e cila po ngrihet, lidhet me atë të detyrës së tij si punonjës te tatimet në Shkodër. Pak minuta më parë na njoftuan për një automjet që është i djegur në fshatin Dragoç të Postribës i cili dyshohet se edhe mund te ketë lidhje me ngjarjen e sapo ndodhur, me shpërthimin me tritol.

Është një lajm i fundit që një makinë që po dijet në Postribë. Policia po shkon atje në këto momente për të parë  nëse kjo ngjarje ka lidhet me atë që ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës”, tha gazetari.

Policia gjithashtu ka dalë me një informacion paraprak lidhur me makinën e djegur. Policia njofton se rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç në anë të rrugës është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026