Tërmeti 6.1 rihter në Turqi, u ndjenë 330 paslëkundje, 26 të plagosur

28 Tetor 2025 | 14:37

Mbi 300 pas lëkundje janë ndjerë në Turqi pas tërmetit me magnitudë 6.1 Rihter. Tërmeti me epiqendër në qytetin Balıkesir u ndje të hënën në mbrëmje. Nga tërmeti janë plagosur 26 persona të cilët kanë marrë plagë teksa largoheshin nga vendi ku ndodheshin.

Siç është njoftuar nga Shërbimi Sizmologjik Turk, tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që ndodhi në orën 22:48 të hënën në mbrëmje u ndje në shumë provinca, duke përfshirë Balıkesir, Izmir, Bursa, Stamboll, Tekirdag, Kocaeli dhe Sakarya.

Pas tërmetit u regjistruan gjithsej 330 lëkundje pasuese gjatë një periudhe prej afërsisht 13 orësh, nga ora 22:48 e djeshme deri në orën 11:00 të sotme. 12 lëkundje pasuese janë regjistruar me magnitudë 4 ose më të lartë.

Në zonën ku ndodhi tërmeti, 26 qytetarë u shtruan në spital me lëndime të lehta, ndërsa Ministri i Brendshëm turk njoftoi se të gjithë janë larguar tashmë nga spitali. Operacioni i ngritur për t’u përballur me pasojat e tërmetit përfshin 1,204 persona nga shërbime të ndryshme turke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026