Lavrov: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet e NATO-s
Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë një vend të NATO-s dhe është e gatshme ta nënshkruajë këtë angazhim në një marrëveshje për garancitë e sigurisë.
Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.
Shefi i diplomacisë ruse i ka dërguar edhe një mesazh presidentit Trump, duke shprehur shpresën që ai t’i përmbahet zotimit të bërë në takimin me presidentin Putin në Alaskë.
“Shpresojmë që presidenti Trump të vijojë përpjekjet e sinqerta për një zgjidhje të krizës në Ukrainë dhe që t’u përmbahet parimeve të prezantuara në samitin e Alaskës, të hartuar në bazë të propozimeve amerikane”, ka thënë Lavrov.
Reagimi i tij vjen pak ditë pasi Trump sanksionoi dy kompanitë kryesore ruse të naftës dhe gazit, “Rosneft” dhe “Lukoil”, pas refuzimit të Kremlinit për të ndalur luftën në Ukrainë.
Të njëjtën ditë, Trump njoftoi edhe anulimin e takimit të dytë me Putin, i planifikuar për në Hungari, me argumentin se nuk do të angazhohej në bisedime të kota, nisur nga refuzimi i presidentit rus për të ndaluar sulmet ndaj fqinjit të saj.
Retorika mes dy palëve u ashpërsua edhe me testimin që Moska i bëri një rakete të re, në gjendje të tejkalojë sistemet e mbrojtjes ajrore e që sipas Putin është “unike” në botë
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës