Mospajtime për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, shtyhet takimi Lavrov–Rubio

21 Tetor 2025 | 08:27

Takimi i shumëpritur midis Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, është shtyrë për një kohë të pacaktuar, raportoi CNN të hënën.

Takimi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej gjatë ditëve të fundit, nuk do të mbahet këtë javë, ndërsa arsyet zyrtare për shtyrjen ende nuk janë bërë të qarta.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, deklaroi se nuk është arritur asnjë marrëveshje për kohën dhe vendin e zhvillimit të takimit, dhe se diskutimet janë ende në proces.

Sipas burimeve të CNN, një ndër arsyet kryesore të vonesës janë mospajtimet midis dy diplomatëve për mënyrën e zgjidhjes paqësore të konfliktit në Ukrainë. Palët duket se mbajnë qëndrime të kundërta për kushtet dhe format e një marrëveshjeje të mundshme.

Shtyrja e këtij takimi mund të ndikojë në përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve mes Moskës dhe Uashingtonit, në një kohë kur kriza në Ukrainë vazhdon të rëndojë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Rezultatet: Sekretari...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026