EMRAT/Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, ndryshime në disa komisariate të vendit
Policia e Shtetit ka kryer disa ndryshime në radhët e saj drejtuese, duke përfshirë lëvizje të disa kryekomisarëve në drejtime të reja në disa qarqe të vendit.
Sipas burimeve zyrtare, kryekomisar Mariglen Duçi, që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.
Ndryshimet vijojnë me kryekomisaren Nertila Meta, e cila ka mbajtur detyrën e specialistes në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH. Ajo është emëruar shefe komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, në DVP Elbasan.
Kryekomisar Elton Halili, që shërbente si shef komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, është transferuar shef komisariati në Bulqizë, në DVP Dibër.
Në vendin e tij, kryekomisar Edvin Peci, më parë shef komisariati në Bulqizë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në DVP Tiranë.
Ndërkohë, kryekomisar Erdit Rrëçeku, që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 6, është emëruar shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
Gjithashtu, komisar Klaudio Zhupa, që ushtronte detyrën e shefit të Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër.
Ndërsa kryekomisar Altin Lila, që mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar specialist për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DPPSH.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje