Rrëzohet helikopteri pranë malit Everest gjatë një operacioni shpëtimi (VIDEO)

29 Tetor 2025 | 13:11

Një helikopter privat  u rrëzua të mërkurën në mëngjes në Lombok, pranë malit Everest  ndërsa po përpiqej të ulej në një shtresë të trashë dëbore. Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull tha se helikopteri po përpiqej të kryente një mision shpëtimi për alpinistët e bllokuar në dëborë kur u rrëzua ndërsa po përpiqej të ulej.

Piloti, i cili ishte i vetmi pasagjer, u shpëtua nga autoritetet, por ende nuk dihet nëse alpinistët që ai kishte shkuar për të shpëtuar janë gjetur.

Aksidenti ndodhi në një kohë kur autoritetet nepaleze dhe kineze kanë pezulluar aktivitetin turistik në rajonin e Everestit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që po e vështirësojnë udhëtimin për alpinistët dhe udhëtarët.

Parashikuesit e motit parashikojnë se shirat dhe reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë të enjten dhe të premten, ndërsa Cikloni Montha, i cili goditi shtetin juglindor indian të Andhra Pradesh të martën në mbrëmje, vazhdon kursin e tij drejt veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026