Humbi jetën në aksident, përcillet për në banesën e fundit Leandro Shametaj
Është përcjellë për në banesën e fundit Leandro Shametaj i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e një dite më parë Shok.
Pamjet tregojnë se mes dhimbjes e lotëve, miq, familjarë e të afërm kanë qenë të pranishëm në varrimin e 17-vjeçarit. Ditën e sotme gjithashtu në një mesazh ngushëllimi, gjimnazi “Ali Demi” ka theksuar se kujtimi i Leandros do të mbetet i paharruar mes bankave të shkollës dhe në zemrat e gjithë atyre që e njohën. Gjimnazi ka vendosur edhe një parullë ku shkruhet: “Gëzo me engjëjt Leandro”.
Mbrëmjen e së martës, 17-vjeçari Leandro humbi jetën tragjikisht në aksident, ndërsa sot ai përcillet për në banesën e fundit. Trishtim i thellë në gjimnazin “Ali Demi”, ku i riu ishte nxënës. Mësues, shokë klase dhe drejtues të shkollës lanë një mesazh duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e papritur të 17-vjeçarit i cili ishte një djali shembullor, të qetë dhe të dashur nga të gjithë.
Policia tha se Ergest Qenan, 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn