Veteranët e UÇK protestë në 16 Nëntor përpara Këshillit të Evropës në Strasburg
Organizatat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë njoftuar se më 16 nëntor do të zhvillojnë një protestë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se protesta do të nisë në orën 13:00.
“Shoqatat e dala nga lufta kanë vendosur që protesta e radhës të organizohet më 16 nëntor, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg”, deklaroi Gucati gjatë një konference për media.
Ky do të jetë tubimi i tretë i këtij lloji në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Më 17 tetor, në Tiranë u mbajt një protestë e madhe ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa një demonstratë e ngjashme ishte zhvilluar edhe në Hagë më 14 shtator.
Aktualisht, në Dhomat e Specializuara në Hagë po vijon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat i kanë mohuar në tërësi.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë