BE thirrje të gjitha palëve: Na duhet një shans për paqe, jo justifikime për sulme

29 Tetor 2025 | 14:47

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje “të gjitha palëve” të respektojnë armëpushimin në Gaza, por një zyrtar i lartë i BE-së shkoi më tej duke kritikuar sulmet ajrore të Izraelit në territorin palestinez.

“Na duhet një shans për paqe, jo justifikime për sulme të reja”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, në një postim në rrjetet sociale.

Kritika e saj ndaj Izraelit nuk u pranua nga krahu ekzekutiv i BE-së.

“Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar të gjitha palëve që të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin”, tha zëdhënësi i komisionit, Anouar El Anouni, pa përmendur sulmet ajrore të Izraelit këtë javë, të cilat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, vranë më shumë se 100 persona.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen plotësisht për zbatimin e të gjitha fazave të planit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrezikojë marrëveshjen”, shtoi El Anouni.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026