Shkon në 132 numri i të vrarëve nga bastisja policore në Rio de Janeiro
Numri i personave që janë vrarë në një bastisje vdekjeprurëse të policisë në qytetin brazilian të Rio de Janeiro të martën është rritur në 132, thonë zyrtarët.
Një ditë më parë u raportua për 60 të vrarë pas operacionit policor në favelat (lagjet e varfra) të Alemão dhe Penha, në veri të Rio de Janeiro, shkruan BBC.
Zyra e avokatit publik, e cila ofron ndihmë ligjore për të varfrit, bëri publik numrin e ri të të vdekurve pasi banorët e pikëlluar varrosën dhjetëra trupa në një shesh herët të mërkurën.
Bastisja e policisë ishte më vdekjeprurësja në qytet, ku autoritetet për dekada të tëra janë përpjekur të përmbajnë bandat që kontrollojnë shumë nga lagjet më të varfra të tij.
I pyetur në lidhje me shifrën e dhënë nga zyra e avokatit publik, guvernatori i shtetit të Rios, Cláudio Castro, tha se puna mjeko-ligjore ishte ende në vazhdim dhe se derisa të përfundonte, shifra zyrtare që i ishte dhënë ishte 58 të vdekur, megjithëse ishte “e sigurt se do të ndryshonte”.
Midis atyre që shprehën tronditje për numrin e të vdekurve ishte Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
Sipas ministrit të drejtësisë të Brazilit, Lula ishte “i habitur” dhe gjithashtu shprehu habinë e tij që qeveria federale nuk ishte informuar paraprakisht.
Edhe para se numri i të vdekurve të dyfishohej, zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kishte thënë se ishte “e tmerruar” nga operacioni policor.
Herët të mërkurën, banorët i çuan trupat e të vrarëve në një shesh në Penha, ku i vendosën pranë njëri-tjetrit në një radhë të gjatë për të treguar natyrën vdekjeprurëse të bastisjes.
Sipas mediave braziliane, vlerësimet varionin nga të paktën 50 deri në më shumë se 70 trupa.
Shumë prej trupave thuhet se janë gjetur nga një kodër aty pranë, ku policia tha se kishin ndodhur shumica e përleshjeve vdekjeprurëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve