“Kosova është shtet me të drejtën e vet”, Rama nga Parisi: Evropa është ballkanizuar

30 Tetor 2025 | 10:55

“Kosova është një shtet në të drejtën e vet”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes në Paris. Gjithashtu ai foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Rama theksoi se të gjithë duhet të punojnë që qytetarët  të kenë lirinë e lëvizjes, pavarsishtë mardhënive të vendeve.

“Kemi një problem me Serbinë që është Kosova apo Kosovo siç i thonë ju këtu. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet. Por për Serbinë ose vend të tjera nuk është. Ky është një problem i madh ose do të vazhdonim të rrinim me kokën pas e të ndiznim tensione dhe energji negative, dhe të dëmtonim veten dhe ekonominë tonë, jemi tregje të vogla, ose të jemi bashkë ose alternative tjetër ishte të mos binim dakord dhe të mos bashkëpunonim.

Evropa është ballkanizuar shumë. Mendoj që edhe Franca është ballkanizuar shumë, nuk po miratojnë dot një buxhet, shihni Britaninë, është edhe më keq. Tani jemi ne të mirët, prandaj u them bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, sepse vijmë nga ferri dhe ne jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë ta bëjnë, nëse jo, ne sërish jemi në rregull. Nëse bota do të bëhet më e mirë do të them ne bëmë punën tonë. Do të na jepet një vend në parajsë si shqiptarë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026