Princit Andrew i hiqet titulli mbretëror dhe largohet nga rezidenca në Windsor
Princit Andrew nuk do t’i njihet më titulli “Princ” dhe do të largohet nga rezidenca e tij në Royal Lodge, Windsor, pas një vendimi të Mbretit Charles III.
Në një deklaratë zyrtare, Pallati i Buckinghamit njoftoi se Mbreti ka nisur një proces formal për ndryshimin e statusit të vëllait të tij, i cili tashmë do të njihet me emrin Andrew Mountbatten-Windsor.
Pallati konfirmoi gjithashtu se është dërguar një njoftim zyrtar për heqjen dorë nga qiraja e Royal Lodge, ndërsa Andrew pritet të zhvendoset në pronën mbretërore të Sandringham, në Norfolk.
“Këto masa janë konsideruar të nevojshme, pavarësisht se ai vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij,” thuhet në njoftimin e Pallatit.
Ky vendim vjen pasi Andrew hoqi dorë nga titujt e tij të tjerë mbretërorë, përfshirë Dukën e Jorkut, në fillim të muajit, pas shtimit të pyetjeve publike dhe mediatike mbi jetën e tij private.
Kontroversat rreth tij u rikthyen në qendër të vëmendjes pasi Virginia Giuffre përsëriti akuzat se, kur ishte adoleshente, kishte pasur marrëdhënie seksuale me Princin Andrew në tre raste të ndryshme – pretendime që Andrew i ka mohojë kategorikisht.
Familja e Giuffre e përshkroi atë si “një vajzë e zakonshme amerikane që rrëzoi një princ britanik”. Gjithashtu, gjatë këtij muaji janë rishfaqur email-e të vitit 2011, që tregonin se Andrew kishte komunikuar me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, disa muaj pasi kishte deklaruar publikisht se miqësia e tyre kishte përfunduar.
Vendimi i fundit i Mbretit Charles shihet si një përpjekje për të larguar familjen mbretërore nga polemikat që kanë shoqëruar Princin Andrew prej vitesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.