Tatyana Bajraktari: Turizmi në Shqipëri ka shumë pika pozitive por nuk ka punonjës

26 Maj 2021 | 22:11

Operatorja turistike Tatyana Bajraktari tha në studion e “Ilva Now” se turistët ukrainas me të cilët ajo punon, ndahen shumë të kënaqur me shërbimin në Shqipëri. Mirëpo duket se sektori i turizmit po haset me mungesë stafi, gjë që mund të krijojë mangësi në shërbim. Për znj. Bajraktari mungesa e stafit është e pashpjegueshme, pasi sipas saj, shume persona janë të papunë por gjithsesi nuk angazhohen në sektorin e turizmit.

“Në mikpritje thonë janë vendi i parë, kuzhina është vendi i parë, vendi është shumë i bukur, çmimi është shumë i arsyeshëm. Nuk punojnë dhe pas pandemisë është më keq, të gjithë rrinë pa punë dhe nuk duan punë, nuk e  kuptoj se çfarë po ndodh”, u shpreh znj. Bajraktari.

Ekspertja e turizmit Flora Xhemani Baba e mbështeti faktin që sektori i turizmit ka mungesë stafi, duke shtuar se vetë ajo ka pasur kërkesa nga hotelet dhe bizneset për t’i ndihmuar në lidhje me gjetjen e stafit.

“Është e pakuptueshme pasi të gjithë sipërmarrësit kanë probleme me punonjësit. Në të gjitha takimet që patëm me hotelet gjatë gjithë kësaj fundjave por edhe në telefonata të drejtpërdrejta ishin për staf dhe pyetja e parë ishte ’sa do ta kem rrogën’”, u shpreh znj. Xhemani Baba.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021