Zgjedhjet, SPAK nis hetim për Durrësin, kërkon provat e dorëzuar në KAS
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që t’i vendosë në dispozicion provat për manipulimin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit të paraqitura nga partitë politike.
SPAK thotë se ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Provat që SPAK kërkon bëjnë fjalë për denoncimet që dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI kanë dorëzuar në KAS, me të cilët kanë pretenduar shpalljen e pavlefshme të rezultatit të 25 prillit.
Kreu i SPAK, Artan Kraja, pak ditë më parë deklaroi se janë rreth 40 çështje në hetim për krime zgjedhore. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se është duke hetuar 38 procedime ndërsa 50 të tjera janë ende në verifikim.
Zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës kanë qenë një prej temave më të nxehta të debatit politik në Shqipëri për një kohë shumë të gjatë. Publikimi i përgjimeve të “Dosjes 339” nga gazeta gjermane “Bild”, nxiti më tej debatin, ku PD akuzonte ish-kryebashkiakun Vangjush Dako si një personat kryesor të përfshirë në manipulimin e votave.
Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu gjatë paraqitjes së pretendimit në KAS për pavlefshmëri të votimit në qarkun Durrës ka denoncuar me emra të përveçëm persona të përfshirë në shit-blerje të votave.
“Në qarkun e Durrësit kishte një skemë kriminale të mirëfilltë e drejtuar nga drejtuesi politik Ardian Çela, i cili në bashkëpunim me ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe me deputetë të skeduar në lidhje me krimin e organizuar, kam parasysh Jurgis Çyrbja, Ilir Ndraxhi apo Rrahman Rrahja, kishin ngritur struktura të mirëfillta për blerjen e votës”, ka deklaruar z. Logu.

LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, PS dhe PD dalin me më pak vota
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht