Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Meta: U prehtë në paqe
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Nanos.
“Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij”, shkruan Meta.
Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë këtë të premte nga jeta në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri histrorik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha