Gjirokastër/ Ndihmonin emigrantë të kalonin ilegalisht kufijtë, arrestohen 2 persona

1 Nëntor 2025 | 11:48

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj nga Tirana, të cilët ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt 5” janë vënë në pranga shtetasit D. K, 23 vjeç dhe I. Gj, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Shtetasi Dori Kraja, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Sarandës, disa emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë. Nga hetimet dyshohet se shtetasi Indrit Gjoni ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026