Serbia përkujton viktimat e Novi Sad, protestat studentore “lëkundin” Vuçiçit
Dhjetëra mijëra serbë janë mbledhur për të përkujtuar viktimat e shembjes fatale të stacionit hekurudhor një vit më parë një tragjedi që ndezi ndjenjat kundër qeverisë dhe që ende e kërcënon presidentin e goditur nga krizat, Aleksandar Vučić.
Një lëvizje e udhëhequr nga studentët organizoi tubimet në qytetin e dytë më të madh të vendit, Novi Sad, ku më 1 nëntor 2024, çatia e stacionit hekurudhor të sapo rinovuar u shemb.
Tubimi përkujtimor i së shtunës nisi në orën 11:52 të paradites në të njëjtën kohë kur ra çatia dhe pjesëmarrësit mbajtën 16 minuta heshtje për 16 personat që humbën jetën. Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ndërsa mijëra të tjerë mbushën sheshin.
Kjo katastrofë frymëzoi lëvizjen më të madhe të udhëhequr nga të rinjtë në Serbi që prej rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit ish-udhëheqësit autoritar që vdiq në vitin 2006 nga një atak në zemër, ndërsa po gjykohej për 66 akuza për krime kundër njerëzimit, përfshirë gjenocidin.
Fillimisht, protestuesit kërkuan një hetim transparent për ngjarjen, por shumë shpejt kërkesat e tyre u zgjeruan në akuza për korrupsion dhe nepotizëm, si edhe në thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat janë planifikuar për vitin 2027.
Shumë njerëz mbërritën në Novi Sad me autobusë apo makina, por në shenjë proteste, të tjerë marshuan nga Novi Pazari rreth 340 kilometra (211 milje) në jug të kryeqytetit. Ata e përfunduan marshimin pas 16 ditësh, në mënyrë simbolike.
Banorët e Novi Sadit dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj. “Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot studentëve tanë, rinisë sonë,” tha një banor i Novi Sadit, Ratko Popoviç.
Protestat kanë dhënë disa rezultate, përfshirë dorëheqjen në janar të ish-kryeministrit Miloš Vučević.
Vučić ka qëndruar sfidues dhe i ka quajtur protestuesit “terroristë” të mbështetur nga Perëndimi. Megjithatë, tubimi i së shtunës duket se e ka tronditur. Në një fjalim televiziv të premten, presidenti kërkoi ndjesë për retorikën e tij të ashpër.
“Kam thënë disa gjëra për të cilat tani më vjen keq,” tha Vučić në një adresim televiziv ku bëri thirrje për dialog. “Gjithë ajo urrejtje që zien në shoqërinë tonë nuk mund të sjellë asgjë të mirë. Ajo mund të çojë vetëm në shkatërrim të mëtejshëm.”
Qeveria shpalli të shtunën ditë zie kombëtare.
Serbia po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por shtypja e protestave nga Vučić, si edhe lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe Kinën, kanë shqetësuar Brukselin.
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, shkroi në platformën X se “tragjedia e çatisë po e ndryshon Serbinë”.
“Ajo i lëvizi masat që të ngrihen për llogaridhënie, për shprehje të lirë dhe për demokraci gjithëpërfshirëse,” tha Kos. “Këto janë të njëjtat vlera që do ta udhëheqin Serbinë drejt BE-së.”
Protestat kundër qeverisë kanë mbetur kryesisht paqësore, megjithëse në gusht pati shpërthime dhune dhe akuza për brutalitet policor dhe përdorim të tepruar force.
Në shtator, 13 persona përfshirë ish-ministrin e ndërtimit, Goran Vesić u akuzuan penalisht në lidhje me katastrofën. Një hetim tjetër antikorrupsion është ende në zhvillim paralelisht me një hetim të mbështetur nga BE-ja për përdorim të mundshëm të parregullt të fondeve evropiane në projekt.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbia përballet me sfida energjetike nga SHBA-ja dhe Rusia
- Kombëtarja shqiptare nuk bën pushim, kuqezinjtë stërviten pas kthimit nga Serbia
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta