Kombëtarja shqiptare nuk bën pushim, kuqezinjtë stërviten pas kthimit nga Serbia
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e parë menjëherë pas kthimit nga Serbia, ku kanë nisur përgatitjet për sfidën me Jordaninë. Trajneri Silvinjo vendosi që futbollistët të cilët nuk kanë marrë minuta ndaj Serbisë, të zhvillojnë një seancë të plotë stërvitore.
Shqipëria nuk ka humbur kohë, por ka nisur menjëherë përgatitjet për miqësoren me Jordaninë që luhet pasditen e së martës në Air Albania. Trajneri Sylvinho ka vendosur të mos lërë pushim asnjë prej futbollistëve, madje as ata që luajtën si titullar në Leskovc, por janë stërvitur me ngarkesë më të ulët. Kryefjala ishin lojtarët të cilët nuk kanë minuta me kombëtaren, e me gjasa braziliani do të bëjë rotacion për përballjen e së martës.
Titullarët e aktivizuar në triumfin me Serbinë, të dielën zhvilluan seanca fizioterapie dhe në palestër, ndërsa pjesa tjetër e grupit vijoi me stërvitje në ngarkesë të plotë. Atmosfera është shumë pozitive, lojtarët besojnë se kualifikimi për në kampionatin botëror nuk do të mbetet veç një ëndërr, por mund të realizohet, pasi Shqipëria është shumë pranë konfirmimit në vendin e dytë.
Një fitore ndaj Andorrës do ta konfirmonte në vendin e dytë duke lënë pas Serbinë, që dhe në rast barazim pikësh e ka mposhtur në përballjen direkte, atë të mbajtur të shtunën. Sfida me andorrianët luhet në transfertë më 13 nëntor, ndërsa 3 ditë më pas, kuqezinjtë presin në shtëpi Anglinë, e cila tashmë ka konsoliduar vendin e parë në grup.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë