Humbja me Shqipërinë trondit Serbinë, trajneri “Pixi”: Kam paraqitur dorëheqjen
Dragan Stojković “Pixi” i ofroi dorëheqjen e tij drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Pixi njoftoi gjithashtu në konferencën për shtyp se nuk do të udhëtojë drejt Andorrës.
Pas humbjes ndaj Shqipërisë në Leskovac, shanset e Serbisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës janë reduktuar në minimum.
“Selektor, a e keni paraqitur tashmë dorëheqjen tuaj?” – ishte pyetja e drejtuar në konferencë.
“Më lejoni t’ju them, kam pasur një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Sigurisht, ofrova dorëheqjen time. Nuk e prisja këtë humbje – sidomos ndaj një ekipi që është rivali kryesor. Marr përgjegjësinë, jam i vetmi fajtor. Për këtë çështje, mos u shqetësoni. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen, por… kështu është në sport, në jetë dhe në futboll. Do të ketë kohë për të folur për gjëra të tjera. Dikush si person përgjegjës – dhe ky jam unë – e kam treguar shumë herë. Ofrova dorëheqjen time.”
Humbja 0-1 me Shqipërinë ka lënë pasoja të dukshme për Serbinë.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria e Sylvinhos “shkarkon” trajnerë pas fitoreve: më parë këtë e ka bërë edhe me Poloninë dhe Çekinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë