Goli i Manajt trondit Kostiç: Humbja më e rëndë në karrierën time
Filip Kostiç, mesfushori i kombëtares serbe dhe lojtari i Juventusit, ka reaguar pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultat 1-0, në një sfidë të zhvilluar në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.
Një gol spektakolar i Rey Manajt në minutën e 45-të i mjaftoi kuqezinjve për të siguruar fitoren, ndërsa për serbët kjo u cilësua si një nga ndeshjet më të vështira.
Pas përfundimit të takimit, Kostiç nuk e fshehu zhgënjimin. Ai e cilësoi këtë si “humbjen më të rëndë në karrierë” dhe mori përgjegjësinë për rezultatin.
“Mbrëmje e vështirë, shumë e vështirë, humbja më e rëndë në karrierën time që kur jam pjesë e kombëtares. Gjithçka e thamë në dhomat e zhveshjes. Marr përgjegjësinë. Mund të kërkojmë alibi, por fusha ishte e njëjtë për të dyja skuadrat. Mund të kishim bërë më mirë në shumë situata. Kemi pasur kontroll, por topi nuk deshi të hynte në rrjetë. Për fat të keq, pësuam gol në momentin më të vështirë, në fund të pjesës së parë, gjëra të papranueshme. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, u shpreh ai.
I pyetur për hapat e ardhshëm të kombëtares, Kostiç u fokusua te e ardhmja dhe brezi i ri:
“Kemi edhe një ndeshje pas tre ditësh. Kemi shumë lojtarë të rinj, është ndeshje e madhe për ta, janë djem që do ta mbajnë këtë kombëtare për 15 vitet e ardhshme. Është e vështirë të flas. Marr përsëri përgjegjësinë, mund të kisha bërë më mirë. Dhashë maksimumin dhe do ta jap gjithmonë.”
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë