Elbasani shpallet kampion kombëtar në ping-pong, dominon finalen ndaj Tiranës
Ekipi i Elbasanit në ping-pong është shpallur Kampion Kombëtar Ekipor për të Rritur 2025, pas një finaleje spektakolare të mbushur me emocione, pasion dhe nivel të lartë sportiv kundër FC Tiranës.
Skuadra elbasanase tregoi përgatitje, shpirt gare dhe bashkëpunim perfekt në çdo ndeshje, duke u ngjitur në majën e ping-pongut shqiptar.
Në garën për titull, sportistët e Elbasanit zhvilluan një performancë të shkëlqyer, duke triumfuar ndaj kundërshtarëve me vendosmëri dhe teknikë të admirueshme.
Sportistët kampionë kombëtarë janë; Sadush Tosuni, Dorian Tapia, Enea Zenelhoxha dhe Marin Baholli ndërsa trajnerët: znj. Greta Kovaçi dhe z. Gëzim Tosuni, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhur kanë udhëhequr ekipin drejt suksesit, duke e kthyer Elbasanin në një qendër të rëndësishme të këtij sporti në vend.
Përveç fitores ekipore, Sadush Tosuni u vlerësua si “Sportisti i Aktivitetit”, një njohje që konfirmon talentin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në sportin e ping-pongut.
Sukses edhe për ekipin e vajzave
Edhe ekipi i femrave të Elbasanit shkëlqeu në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve 2025, ndërsa në finale u mund nga SK Tomori duke u renditur në vendin e dytë dhe dëshmuar potencial të lartë e vazhdimësi suksesi në arenën kombëtare.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit të sportistëve, punës së palodhur të trajnerëve dhe mbështetjes së vazhdueshme që sporti i ping-pongut gëzon në qytetin e Elbasanit.
Elbasani shkruan një tjetër faqe të artë në historinë e ping-pongut shqiptar, duke u kthyer në simbol të pasionit, disiplinës dhe talentit sportiv!
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë



