Abuzimi dhe vrasja e 9-vjeçares në Pensilvani, zbulohet autori pas 63 vitesh
Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e përdhunimit dhe vrasjes së 9-vjeçares Carol Ann Doherty në vitin 1962 në Pensilvani. Autori i krimit konsiderohet të jetë përdhunuesi serial William Schrader, i cili ishte 20 vjeç kur kreu krimin në ballkonin e një kishe.
Edhe pse Schrader kishte qenë prej kohësh i dyshuari kryesor në vrasjen e Carol Ann, autoritetet nuk patën kurrë prova të mjaftueshme për ta arrestuar atë. Krimi ndodhi më 22 tetor 1962, kur Doherty po shkonte me biçikletë në një bibliotekë.
Në një moment, vajza ndaloi në Kishën Katolike të Shën Markut në Bristol për t’u lutur, kur Schrader, atëherë 20 vjeç, e sulmoi. Carol Ann u gjet më vonë nga babai i saj, e rrahur për vdekje.
Autoritetet thonë se gjetën provat që u nevojiteshin për të dënuar Schrader. Sipas të njëjtave burime, para vdekjes së tij në vitin 2002 në moshën 62 vjeç në një burg në Luiziana, Schrader rrëfeu krimin e tmerrshëm gjatë një bisede me djalin e tij të birësuar, i cili kontaktoi autoritetet në vjeshtën e vitit 2024.
Schrader dyshohet se tha se vrau një vajzë në Pensilvani, nga frika se ajo do ta akuzonte për përdhunim nëse ai e linte të jetonte. “Vula” përfundimtare u vu nga përputhja e fundit e ADN- së së Schrader me një fije floku të gjetur në dorën e shtrënguar të Carol Ann.
Pas vrasjes së 9-vjeçares, Schrader u zhvendos në Luiziana, ku u martua. Por edhe atëherë, ai përdhunoi vajzat me aftësi të kufizuara të gruas së tij, si dhe dy vajza që çifti kishte adoptuar. Schrader u dënua me 21 vjet burg për vdekjen e njërës prej vajzave të adoptuara në Halloween të vitit 1970.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit