Pas Mynihut dhe Berlinit, dronët “paralizojnë” fluturimet në aeroportin e Bremenit

3 Nëntor 2025 | 10:27

Shfaqja e një droni pranë aeroportit të Bremenit, Gjermani, shkaktoi ndërprerje të fluturimeve për rreth një orë të dielën në mbrëmje.

Trafiku ajror në aeroportin gjerman u ndërpre nga ora 20:30 deri në 21:22, sipas orës lokale, teksa një dron u pa duke fluturuar në një zonë ngjitur me aeroportin.

Kontrolli i trafikut ajror pezulloi menjëherë të gjitha ngritjet dhe uljet, duke rezultuar në vonesën e të paktën një fluturimi dhe devijimin e një tjetri, i cili përfundimisht u ul në aeroportin e Hamburgut.

Ndërkohë, disa ditë më parë, të gjitha fluturimet në Aeroportin e Berlinit u pezulluan për dy orë për shkak të identifikimit të një droni në zonë.

Muajin e kaluar, dy incidente të ngjashme u regjistruan në Mynih, të cilat shkaktuan kaos për orë të tëra në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë.

Sipas autoriteteve, incidentet me zbulimin e dronëve pranë aeroporteve gjermane janë bërë të shpeshta kohët e fundit, dhe se qeveria gjermane njoftoi krijimin e një qendre të posaçme koordinimi për t’u marrë me to, ndërsa  autorizoi policinë t’i rrëzojë ato nëse është e nevojshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026