Bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: 100 dhe 150 mijë lekë sipas pensionit

3 Nëntor 2025 | 13:29

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jetë 100  dhe 150 mijë lekë të vjetra në varësi të pensionit të secilit.

Malaj theksoi se për pensionistët që marrin pension mbi 200 mijë lekë bonusi i fundvitit do jetë 100 mijë lekë, ndërsa kush ka pension nën 200 mijë lekë do të marri 150 mijë lekë bonus.

“Totali i fondeve të alokuara për bonusin e pensionistëve shkon në 9.7 miliardë lekë, duke përfshirë rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin”, deklaroi Malaj gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve mbi ndryshimet në buxhet.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Malaj deklaroi se deri në fund të mandatit, pensioni minimal do të jetë 200 euro ndërsa mesatari do të jetë 400 euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026