“20 mijë euro për ekstradimin”, detajet nga dosja e AMP dhe SPAK

3 Nëntor 2025 | 20:26

Euronews Albania mëson detaje të reja nga operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Posaçme, ku në pranga u vu një gardist me gradën komisar, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij.

Sipas hetimeve proaktive disa-javore, gardisti Zef Mali, tashmë me masë “arrest në burg” dhe shtetasi K.D., i shpallur në kërkim me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”, kanë premtuar se në këmbim të 20 mijë eurove do të ndikonin tek zyrtarë dhe institucione publike për të përshpejtuar dhe mundësuar ekstradimin e një të dënuari shqiptar nga një vend i Bashkimit Europian.

Të dy dyshohen për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.”

Pas kallëzimit nga shtetasja, së cilës i ishte premtuar kundrejt 20 mijë eurove ekstradimi i të afërmit të saj, janë zhvilluar hetime proaktive. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se nuk është kryer asnjë procedurë apo praktikë për personin e dënuar në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026