Banka e Shqipërisë do të rishikojë mënyrën e menaxhimit të kredive me probleme
Banka e Shqipërisë po rishikon vendimet për administrimin e rrezikut për sektorin bankar, për ta përshtatur atë me standardet e reja dhe me praktikën e ndjekur nga institucionet mbikëqyrëse europiane.
Ndryshimet do të bëhen edhe në kuadër të ndryshimit të raportimit financiar për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
Ndryshimi më thelbësor do të lidhet me mënyrën e llogaritjes së fondeve rezervë për humbjet nga kreditë. Aktualisht, sipas kuadrit rregullator që aplikon Banka e Shqipërisë, klasifikimi i kredive me probleme që llogariten për to bëhet kryesisht bazuar në vonesat kohore në shlyerjen e tyre.
Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, klasifikimi i kredive mbështetet mbi analizën e gjendjes financiare dhe aftësive të pritshme paguese të huamarrësit.
Gjithashtu, IFRS-të mundësojnë edhe zbritjen e vlerës së kolateralit nga humbja e pritshme, duke çuar përgjithësisht në vlera më të ulëta të shpenzimeve për provigjione. Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, pritet që drafti i rregullores së re të jetë gati brenda këtij viti.
Përdorimi i një standardi të dyfishtë të raportimit financiar prej vitesh është një shqetësim për sektorin bankar në Shqipëri.
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS