Haradinaj: Osmani s’mund ta mandatojë Konjufcën për qeverinë, shkelje e Kushtetutës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti, mandatoi për kryeministër, Glauk Konjufcën.
Sipas Haradinajt, presidentja Vjosa Osmani s’mund ta mandatojë Konjufcën, derisa nuk ka 61 nënshkrime të deputetëve të cilët e votojnë Qeverinë e re.
Kreu i AAK-së thotë se Osmani do të bënte shkelje të rëndë kushtetuese, nëse e mandaton Konjufcën pa e pasur një garanci të tillë.
Postimi i plotë
Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.
Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.
Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit