Kos në Samitin e Euronews: Mbështetja e Serbisë për Rusinë nuk mund të tolerohet
Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos gjatë fjalës së saj në Samitin e Euronews ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Serbisë dhe mbështetjen që i jep Rusisë. Kos tha se mund ta kuptojë pse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën, por theksoi se duhet të ketë kufizime.
“Të jesh mbështetës i një regjimi rus që po vret njerëz në Ukrainë, të mos pranosh sanksionet që BE ka vendosur kundër Rusisë – ka gjëra që nuk mund t’i tolerojmë më. Të gjithë duhet të bëjmë zgjedhje gjeopolitike”, tha ajo.
Kos foli edhe lidhur me protestat në Serbi. Ajo u bëri thirrje politikanëve serbë dhe mediave të afërta me qeverinë që të ndalojnë së akuzuari BE-në se qëndron pas protestave studentore. Komisonerja theksoi se Bashkimi Evropian dëshiron të shohë një Serbi demokratike në BE dhe protestat në vend kanë treguar një potencial demokratik.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë