Menaxherët e teleferikut që vrau 14 persona në Itali kishin çaktivizuar frenat e emergjencës për të kursyer para

27 Maj 2021 | 15:32

Policia italiane ka arrestuar tre persona pas hetimit mbi përplasjen e teleferikut në malet Piemonte, përplasje e cila ndodhi të dielën, duke u marrë jetën 14 personave.

Zyrtari lokal i policisë, Alberto Cicognani informoi radiostacionin italian “Radiotre” se frenat e sistemit të emergjencës ishin të çaktivizuara në momentin kur ndodhi aksidenti.

Tre persona të cilët merreshin me menaxhimin e teleferikut janë akuzuar se kanë çaktivizuar në mënyrë të qëllimshme frenat e emergjencës, të cilat mund të kishin ndaluar përplasjen në momentin kur kabulli i teleferikut u këput. Teleferiku goditi një shtyllë dhe pastaj u përplas me tokën, duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 500 metrash.

Hetuesit thanë se sistemi i frenimit emergjent ishte “ndërprerë” në vend që t’i bëhej një ndërhyrje radikale që kërkohej për të rregulluar problemin, por që ishte e kushtueshme.

Prokurorja Olimpia Bossi, tha se zgjedhja e tre menaxherëve ishte e vetëdijshme dhe ishte bërë qëllimshëm për të kursyer para.

“Ishte një zgjedhje e vetëdijshme, absolutisht e vetëdijshme. Kjo është gjithçka, ”u tha znj. Bossi gazetarëve.

“Nuk ishte një harresë e rastit. Ishte një vendim i vetëdijshëm për të çaktivizuar këtë sistem emergjence në mënyrë që të korrigjonin përkohësisht problemet teknike që kishte ajo linjë teleferikësh, ”shtoi ajo.

Agjencitë italiane të lajmeve bënë publikë emrat e të akuzuarve, të cilët janë përkatësisht Luigi Nerini, kreu i “Ferrovie del Mottarone”, firma që menaxhon teleferikun dhe dy menaxherë të tjerë, Gabriele Tadini dhe Enrico Perocchio.

Teleferiku kishte pasur që më herët probleme teknike të cilat mund të ndërprisnin shërbimin e tij, mirëpo, kur sistemi i emergjencës qëndronte i çaktivizuar, atëherë teleferiku mund ta vazhdonte punën e tij pa ndërprerje, siç edhe ndodhi, deri në momentin e këputjes së kabullit që solli aksidentin fatal. Gazetarët italianë bënë me dije se teleferiku i ndërtuar që në vitin 1970, kishte kohë që nuk funksiononte siç duhej.

Zyrtari lokal i policisë, Alberto Cicognani tha se tre të dyshuarit e pranuan atë që kishte ndodhur.

Teleferiku u rihap pas shumë kohësh pasi kishte qenë jashtë funksionit për shkak të masave kundër COVID-19, ndërsa aksidenti fatal ndodhi afër fundit të udhëtimit 20-minutësh me teleferik.

Nga 15 personat që udhëtonin me teleferik në Mottarone, një vend piktoresk me pamje nga Liqeni Maggiore në rajonin veriperëndimor të Piemonte, 14 janë vrarë. Personi i vetëm që ka shpëtuar është një djalë 5-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026