Champions League/ Liverpool mposht Realin e Madridit, Bayern triumfon ndaj PSG
Champions League nuk zhgënjeu të martën ku u luajtën 9 përballjet e radhës në fazën e ligës, mes tyre dy super duele në Anfield e Parc de Princes.
Në njërën Liverpool dhe në tjetrën Bayern ishin fituesit në të ashtquajturat finale të parakohshme të ligës së kampionëve.
Në Angli, Liverpool mori një fitore të merituar përballë Realit të Madridit duke zhvilluar një ndër duelet më të kompletuara të sezonit edhe pse u shënua vetëm një gol me autor Mac Allister.
Të besuarit e Slot ishin dominues përgjatë gjithë takimit, por një meritë të padiskutueshme kishte portieri Courtois që ndali në shumë momente ofensivën britanike.
Në ndeshjen tjetër e cila prodhoi 3 gola po ashtu pati spektakël, por në fund kampionët janë në tapet dhe fitorja i shkon bavarezëve që regjistrojnë fitoren e 16-të radhazi këtë sezon.
Bayern fitoi ndaj PSG në Francë me dopietën e Luis Diaz ndërsa në pjesën e dytë PSG gjeti golin me Neves, por që nuk mjaftoi për të marrë pikë.
Rezultatet 04/11/25
Napoli 0 – 0 Eintracht Frankfurt
Slavia Praha 0 – 3 Arsenal
Atlético Madrid 3 – 1 Royale Union Saint-Gilloise
Bodø/Glimt 0 – 1 AS Monaco
Juventus 1 – 1 Sporting CP
Liverpool 1 – 0 Real Madrid
Olympiacos 1 – 1 PSV Eindhoven
PSG 1 – 2 FC Bayern München
Tottenham Hotspur 4 – 0 FC København
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve