Makina përplaset me turmën në Francë, 10 të plagosur, arrestohet autori

5 Nëntor 2025 | 15:27

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ishullin Oleron pranë brigjeve të Bretanjës, ku një makinë u përplas me një turmë njerëzish. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur  dhjetë persona.  Katër prej të plagosurve janë në kujdes intensiv.

Autori është vënë në pranga ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka thirrur: “Allahu Akbar”. Policia ka nisur hetimet ndërsa bëhet me dije se ngjarja ishte e qëllimshme.

Autori është një burrë 35-vjeçar që jeton në La Cotiniere, një fshat i vogël peshkatarësh. Ai është i njohur për policinë për vepra penale si përdorim i drogës dhe alkoolit.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili aktualisht po kthehet nga Brazili, është informuar për incidentin e rëndë dhe ka kontaktuar Ministrin e Brendshëm.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Brendshëm Laurent Nunez njoftoi se po udhëtonte drejt vendit të ngjarjes me kërkesë të kryeministrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Geun-hee është dënuar me shtatë vjet burg për ryshfet.  53-vjeçarja u shpall fajtore për pranimin e “sendeve të...
10:42 | 26/06/2026

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026